Në Milano, një zjarr i madh shkatërroi një ndërtesë 15-katëshe në periferi jugore të qytetit italian. Zjarri përfshiu ndërtesën në rrugën “Antonini” pasditen e së dielës, ku jetojnë shtatëdhjetë familje.
Ambulancat dhe zjarrfikësit po përpiqen të evakuojnë të gjithë njerëzit që ishin në ndërtesë dhe po kontrollojnë nëse dikush është bllokuar nga flakët.
Deri tani 20 qiramarrës janë kontakuar nga autoritetet: të gjithë ishin në gjendje të mirë, nuk treguan simptoma të asfiksisë dhe ishin në gjendje të ecnin.
“Ne nuhatëm erën e tymit dhe menjëherë ikëm, – thotë një grua që jeton në ndërtesë. – Nuk e mendoja se ishte aq serioze. Zjarrfikësit më thanë se zjarri do të fillonte në anën tjetër të dyshemesë sime, ku jeton një djalë… Më duket se edhe ai ka arritur të shpëtojë veten”. Ndërsa një banor tjetër i tha mediave se kishte vëne re panelet e pallatit kishin marrë flakë menjëherë, duke u djegur “si gjalp”.
Milano, via Antonini. Impressionante. pic.twitter.com/GQONteYMoI
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) August 29, 2021
Duket se zjarri është përhapur nga kati i fundit, në anën e majtë të ndërtesës, duke shkaktuar shembjen e dritareve të fasadës dhe gjenerimin e një kolone të dendur tymi, të dukshme nga disa kilometra larg. Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo viktima, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje