Futboll

“Der Spiegel” zbulon formatin e ri të Super Ligës, me rënie dhe ngjitje skuadrash

Super Liga është ende gjallë, e thotë me siguri “Der Spiegel”. Pavarësisht erës kundër të tifozëve dhe tërheqjes së klubeve që kanë lënë vetëm Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin, projekti për një kompeticion të ri paralelel me UEFA-n, vazhdon.

Sipas të përditshmes gjermane, por mendohet për një ndryshim formule, me ngjitje dhe rënie skuadrash. Promovimi i këtij projekti i është besuar një agjencie të jashtme. “Der Spiegel” shkruan se agjencia “Flint” ka sugjeruar të punojë në këtë drejtim, duke influencuar opinionin e politikanëve dhe gazetarëve, por mbi të gjitha për të ndryshuar formatin, guri i vërtetë i skandalit.

Tifozët duhen fituar, duke menduar për një frymë të re, prandaj dhe kompania spanjolle “A22 Sports” ka propozuar dy turne: Super Ligën 1 dhe Super Ligën 2, me ngjitje skuadrash në të parën dhe rënie në të dytën.

Një ide alternative që çon në hyrjen në Super Ligën 2 nëpërmjet kampionateve dhe jo nëpërmjet kompeticioneve europiane, siç ishte projekti origjinal, me 17 skuadra të reja të mundshme çdo vit dhe tri skuadra të rëna nga Super Liga 1. Në turneun kryesor mund të shkohet nëpërmjet kampionateve, jo nga rezultatet sezonale, por duke kalkuluar meritat sportive të 5 viteve të fundit (si në renditjen e UEFA-s), në mënyrë që t’u garantohet top-klubeve pjesëmarrja edhe pas një sezoni negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë