Politike

Rama shpall të enjten Qeverinë e re

Misteret e kabinetit “Rama” tre do të zbulohen të gjitha gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama pritet që të shpallë ditën e enjte përbërjen e Qeverisë së re.

E vetmja mungesë që pritet është ajo e zëvendës kryeministrit Erion Braçe, i cili ka folur për një fund duke e lënë të paqartë pozicionin e tij politik në të ardhmen.

Konfirmim për të vijuar rrugën krah Edi Ramës në këtë mandat të ri qeverisës në radhët e të majtëve kanë marrë vetëm dy emra: Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë