Partia Demokratike mbledh sot mbasdite Këshillin e ri Kombëtar.
Në rend të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit të Këshillit; zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
Do të emërohet gjithashtu përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD dhe drejtuesit e Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
PD do të ketë dy nënkryetare gra, Jorida Tabakun dhe Grida Dumën.
Më herët, nënkryetarë të partisë ishin Edi Paloka dhe Edmond Spaho.
Nënkryetar tjetër dhe kryetar i grupit parlamentar do të jetë Alfred Rushaj. Pjesë e këtij lidershipi do të jetë edhe Enkelejd Alibeaj
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së është rikonfirmuar në detyrë Gazment Bardhi i cili e mbajti këtë post edhe më parë. Sekretar organizativ i PD-së është propozuar Ervin Minarolli që zëvendëson sekretarin e dorëhequr Sahit Dollapi.
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, është propozuar Ivi Kaso.
Kryesia e grupit parlamentar do të ketë në përbërje kryetarin e grupit Alfred Rushaj, dy nënkryetarë, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.
Ndërsa kryetar i Këshillit Kombëtar është propozuar Edi Paloka. Postin e sekretarit për emigracionin do ta mbajë Belind Këlliçi.
Oriela Nebiaj do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.
Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy emra, Arta Sakja, me një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.
Ne listen e propozimeve jane edhe nje sere kandidatesh per drejtues te komisioneve parlamentare
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje