Futboll

Vllaznia zyrtarisht në duart e Alban Xhaferit, bashkia shpall fituesin e ankandit

Alban Xhaferi është tashmë edhe zyrtarisht president i Vllaznisë. Bashkia e Shkodrës ka shpallur fituesin e ankandit të shitjes së aksioneve të Vllaznisë në masën 100%”.

Biznesmeni që po investon kohët e fundit për Vllazninë, duke e kthyer atë në nivelet më të larta të futbollit shqiptar, është përfaqësuesi i kompanisë që ka bërë ofertën më të mirë, në vlerën e 63,750,000 lekëve.

Në ankand kanë marrë pjesë edhe kompani të tjera, madje ka pasur edhe kontestime nga kandidatët e tjerë për procesin e ankandit, por pak ditë më parë gjykata e vlerësoi të rregullt këtë proces dhe tashmë gjithçka është mbyllur me shpalljen fitues të kompanisë së përfaqësuar nga Xhaferi.

Dokumenti i shpalljes së fituesit të ankandit. Gazeta Si, 30 gusht 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë