Greqia është duke hasur rezistencë në vaksinimin e disa kategorive dhe grupmoshave, situatë që sipas autoriteteve po e çon vendin drejt një tjetër krize shëndetësore prej pandemisë. Nisur nga kjo, duke filluar nga data 1 shtator qeveria greke ka vendosur që të pezullojë nga puna punonjësit e sektorit shëndetësor që nuk vaksinohen.
Gjasat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe me kategori të tjera gjatë ditëve apo javëve në vijim.
Giannis Oikonomou tha sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.
Ai u shpreh se janë kryesisht të rinjtë që refuzojnë të vaksinohen, por raste të tilla shihen shpesh edhe në stafet e sektorit të shëndetësisë sipas tij.
Greqia është duke kaluar kulmin e valës së katërt të pandemisë aktualisht duke shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje