Kjo video e publikuar në orët e fundit, është bërë virale në rrjetet sociale afgane. “Televizioni në epokën e re të talebanëve”, shkruhet.
Ajo tregon prezantuesin e një televizioni lokal me kostum dhe kravatë me dy talebanë me mjekër dhe të armatosur në sfond.
Ndërkohë që vijon intervista e tij me një grup luftëtarësh, ai i pyet ata se çfarë mendojnë për tërheqjen amerikane.
“Pushtuesit perëndimorë më në fund po largohen me aleatët e tyre. Falë Zotit, ne po kthehemi për të kontrolluar vendin tonë në emër të Islamit”, – përgjigjen ata.
Duke folur për lirinë e shtypit dhe të drejtat për gratë, talebanët ende përsërisin se ato do të qeverisen nga “Sheriati”. Ata shpjegojnë: “Së shpejti udhëheqësit tanë do të na tregojnë se çfarë të bëjmë duke ndjekur diktatet e ligjit fetar”.
Afghanistan TV – surreal
— Yalda Hakim (@BBCYaldaHakim) August 29, 2021
This is what a political debate now looks like on Afghan TV, Taliban foot soldiers watching over the host. The presenter talks about the collapse of the Ghani govt & says the Islamic Emirate says the Afghan people should not to be afraid #Afghanistan pic.twitter.com/oEverVgLOE
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje