Bajern Mynih bën goditjen e radhës në merkato. Pas Upamecano dhe trajnerit Nagelsman, klubi bavarezët ka marrë nga Lajpcigu edhe Marsel Sabitzer. Mesfushori 27-vjeçar, në fakt, është kërkuar me ngulm nga trajneri i ri dhe drejtuesit e Bajernit ia kanë plotësuar dëshirën.
Futbollisti austriak ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me klubin më të madh gjerman deri në vitin 2025. Ai ka bërë prezantimin te Bajerni, ku do të mbajë fanellën me numër 18. Ky është një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Nagelsman, i cili ia di mirë vlerat mesfushorit.
Neuzugang beim #FCBayern! 🔴⚪
— FC Bayern München (@FCBayern) August 30, 2021
Marcel #Sabitzer unterschreibt bis 2025. ✍️ #ServusMarcel
🔗 https://t.co/9WLt5cSbLS
Sipas shtypit sportiv gjerman, Bajerni ka paguar 15 milionë euro te Lajpcigu për të marrë shërbimet e austriakut, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit. Sabitzer ishte vënë në shënjestër edhe nga disa klube të tjera të mëdha europiane, por bavarezët janë treguar më të shkathët, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka preferuar të bashkohet me trajnerin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje