Ajo hyri në historinë e vendit, duke qenë gruaja e parë që intervistoi një funksionar të lartë taleban pas pushtimit të Kabulit, por tani Beheshta Arghand, gazetare e rrjetit televiziv “ToloNews”, është larguar nga Afganistani. CNN ka publikuar mesazhin e saj para largimit nga vendi: “Unë u largova sepse, si miliona njerëz, kam frikë”.
Lajmi i intervistës së saj, më 17 gusht, kishte bërë xhiron e botës, edhe pse televizioni i parë në vend kishte shfaaur një grua në ekranin e tij.
Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua afgane që intervistoi një nga luftëtarët talebanë.
Dhe dy ditë më vonë, Arghand kishte bërë një tjetër “scoop”, duke intervistuar Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze dhe laureate e çmimit Nobel, e cila i mbijetoi një tentative vrasjeje në vitin 2012 nga talebanët pakistanezë.
Arghand u pezullua menjëherë nga puna. Ajo vendosi të ikte nga Afganistani, duke përmendur rreziqet me të cilat përballen gazetarët dhe e gjithë popullata: “Unë u largova nga vendi sepse kam frikë nga talebanët”.
Nga ana e tij, pronari i “ToloNews”, Saad Mohseni, komentoi se rasti i Arghand është emblematik i situatës në Afganistan: “Pothuajse të gjithë gazetaret dhe gazetarët tanë të njohur janë larguar”, – tha Mohseni për CNN.
“Ne po punojmë si të çmendur për t’i zëvendësuar ata me njerëz të rinj”. Thuhet se gazetarja 24-vjeçare fluturoi në Katar të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje