Pas zjarreve shkatërruese që kanë paralizuar Greqinë prej një muaji, kryeministri Qiriako Mitsotaqis ka vendosur të ndryshojë për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër kabinetin qeveritar.
Kreu i vendit fqinj prezantoi një Ministri të re për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, për t’i bërë ballë fatkeqësive natyrore si zjarret apo përmbyjtjet. Po ashtu ai largoi tre ministrat kryesore të kabinetit.
Kryeministri Mitsotaqis ka vendosur të emërojë ish-ministrin e mbrojtjes dhe shefin e forcave të armatosura Evangelos Apostolakis, në krye të ministrisë së re për Menaxhimin e Krizave, e cila gjithashtu do të ketë juridiksion mbi luftimin e zjarreve, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Yiannis Oikonomou.
Po ashtu, pas përkeqësimit të pandemisë, ai ka vendosur të zëvendësojë ministrin aktual të shëndetësisë, me një nga mjeket më të njohura.
Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias po merr portofolin e Turizmit. Kikilias do të zëvendësohet në Ministrinë e Shëndetësisë nga Mina Gaga, mjeke dhe shefe e një prej departamenteve të pneumonologjisë në spitalin e Athinës.

Gaga, presidentja e Këshillit Qendror të Shëndetit, mjeke e vijës së parë gjatë pandemisë, është një nga surprizat në qeverinë e re. Ajo simbolizon mirënjohjen ndaj sektorit shëndetësor në luftën kundër koronavirusit, por gjithashtu tregon se duhet të ketë një mjeke në krye të Ministrisë së Shëndetësisë sepse kjo betejë vazhdon.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoidis po zëvendësohet nga Panagiotis Theodorikakos.
Deputetët Andreas Katsaniotis dhe Simos Kedikoglou, ndërkohë, emërohen përkatësisht zëvendësministër të jashtëm për grekët jashtë vendit dhe zëvendësministër të peshkimit, dhe Michalis Papadopoulos do të ketë përgjegjësinë për transportin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje