Nuk ia doli të merrte asnjë nga dy objektivat që kishte në Gjermani, Kostiç dhe Brekalo, por Igli Tare nuk mund të dilte kurrsesi duarbosh. Drejtori sportiv i Lacios fitoi garën me Atalantën për trekuartistin e Veronës, Matia Xakanji, tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Sarrit.
Pasi Eintrahti i Frankfurtit hoqi Kostiç nga merkato dhe Brekalo shkoi te Torino, Tare nisi sulmin për Xakanjin dhe në fund e bindi atë dhe Veronën, që nga shitja e lojtarit përfiton 9 milionë euro (7 milionë plus 2 milionë bonus). Fantazisti ka firmosur për 4 vjet dhe do të përfitojë 1.9 milionë euro në sezon. Formula e transferimit është ajo e huazimit, me detyrim blerjeje. Kontrata është depozituar tashmë, pasi marrëveshja është mbyllur.

Si gjithmonë, Tare ka bërë një punë të mirë edhe këtë verë, ku përveç afrimit të trajnerit Mauricio Sarri, ai ka afruar lojtarë si Felipe Anderson, Pedro, Hysaj dhe të tjerë, ndërkohë që ka mbajtur në ekip element si Milinkoviç-Saviç dhe Luis Alberto.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje