Ishte një mbrëmje e çmendur në merkaton e futbollit, me blerje thuajse të mbyllura, pastaj hapa prapa dhe “ok” me fotofinish e fund të lumtur. Lajmet më të bujshme vijnë nga Spanja, ku Antuan Grizman është kthyer te Atletiko Madrid, pas dy vitesh te Barcelona.
Ky është fundi i një tratative që lindi praktikisht ditën e fundit të merkatos dhe që u finalizua pak minuta para gongut, kur gjithçka u duk se ra poshtë. Akordi është arritur për një vit huazim, me opsionin për një tjetër vit dhe detyrim blerjeje për shifrën e 50 milionë eurove. Në shtëpinë e Barcelonës pati jo pak tension për një çështje që u duk se u sfumua te më e bukura, me Saul Niguez që dukej se i tha “Jo” Çelsit dhe Luk de Jong, zëvendësuesi i Griezman, që për një moment u duk se do të qëndronte te Sevilja.

Gjithçka ndodhi thuajse brenda një ore, me tensionin që rritej, ndërkohë që ora e fundit e merkatos po afronte dhe çdo gjë mund të hidhej në erë. Dokumente të dërguara në momentin e fundit, lëvizje shumë të shpejta, depozitim kontratash dhe pas mesnate më në fund Barcelona komunikoi përfundimin me sukses të operacionit.
Një marrëveshje që në fund i ka lënë të gjithë të kënaqur. Tashmë faktet janë që Grizman është sërish një lojtar i Atletiko Madrid, ndërsa Luk de Jong do të veshë fanellën e Barcelonës. Mesfushori spanjoll, Saul Niguez, kalon nga Atletiko te Çelsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje