“Loro Boriçi” do të ketë mbrëmjen e sotme një mysafir të veçantë, një emër të madh të futbollit botëror si Juventusi. Flasim për futbollin e femrave, që falë Vallaznisë, në këto vite ka bërë një progres të madh në Shqipëri dhe ja ku vjen një ekip i madh në vendin tonë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, në turneun më të rëndësishëm europian në rang klubesh.
Është një ndeshje që do të mbetet në histori, pavarësisht rezultatit, që nëse do të ishte pozitiv, do ta bënte edhe më të bukur mbrëmjen në Shkodër. Është një nga ato ndeshje, që po ta krahasojmë me futbollin e meshkujve, do të kujtohet siç kujtohen sot sfidat e Flamurtarit me Barcelonën dhe Partizanin e Beogradit, Tiranës me Ajaksin e ndonjë tjetër.

Vajzat e Vllaznisë e kanë pritur me shumë entuziazëm këtë sfidë. E dinë shumë mirë se me çfarë niveli do të përballen, por nuk e kanë fshehur aspak dëshirën e madhe dhe ambicien për të bërë një ndeshje të madhe për të hyrë në histori dhe për të kënaqqur tifozët shkodranë. Klubi ka bërë disa herë apel për mbështetje maksimale të Vllaznisë sot në fushë dhe tani fjalën e ka fusha.
Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Në turin e parë Vllaznia eliminoi Ferencvaroshin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje