Politike

Merkel vizitë zyrtare në Tiranë në 14 shtator

Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë më 14 shtator, në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin rajonal.

Kancelarja ka zgjedhur Tiranën për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

LEXO EDHE:
– Kush përfitoi nga Samiti i Poznanit dhe pse kritikohet Procesi i Berlinit?
– Një tregim i trishtë i Ballkanit që përfshin Berlinin, Sofjen, Pragën dhe komisionerin hungarez
– Procesi i Berlinit duhet të përfundojë me vendosjen e sundimit të ligjit

Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie.

Kjo është hera e dytë që Merkel viziton vendin tonë, pas një vizite të vitit 2015.

Procesi i Berlinit, i filluar në vitin 2014 me iniciativën personale të Angel Merkel-it, u shndërrua në arritjen kryesore në politikën e jashtme të kancelares. Ai konsiderohet si një nga sukseset në zbehjen e ndasive historike dhe pajtimin e përgjithshëm për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh komplikimet e raporteve ndërshtetërore në Ballkan.

Komponenti i tij më i rëndësishëm është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synonte që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik.

Samitet e mbajtura në kryeqendrat e Evropës ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore dhe të iniciativave rajonale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë