Politike

Vuçiç: I shqetësuar që Kosova do të fillojë fushatën për njohjen e pavarësisë në shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot në Bled të Sllovenisë ku po mbahet Forumi Strategjik se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivel teknik.

Ai tha se është i shqetësuar se Kosova do të rifillojë fushatën për njohjen e pavarësisë më 4 shtator, ditën kur skadon moratoriumi njëvjeçar i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington gjatë administratës së Donald Trump.

“Jam i shqetësuar se ata do të fillojnë një fushatë të re më 4 shtator për t’u njohur në organizatat ndërkombëtare. Është puna jonë të përgatitemi për këtë”, u tha Vuçiç gazetarëve pas pjesëmarrjes në panelin brenda Forumit Strategjik të Bledit, raporton B92.

Vuçiq tha se nuk u përshëndet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por tha se vetëm e pa atë nga larg.

Presidenti serb deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë më shumë në agjendën e Bashkimit Evropian.

“Mund ta ndjeni edhe këtu në Bled”, tha Vuçiç dhe falënderoi organizatorët që e lejuan të paraqesë idetë e Serbisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën dhe se askush nuk duhet të gënjejë apo mashtrojë për këtë çështje.

“Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende një destinacion real, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Europës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë