Futboll

VAR-i në futbollin shqiptar, trajnerët dhe kapitenët marrin udhëzime në FSHF

Sezonin e ri në futbollin shqiptar do të aplikohet sistemi VAR, që është testuar në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë dhe disa miqësore. Sigurisht, në fillim do të ketë vështirësi.

Sektori i arbitrimit dhe ai i garave në FSHF kanë zhvilluar sot një takim me trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Superiores dhe Kategorisë së Parë, ku janë dhënë me anë të pamjeve filmike shpjegimet dhe sqarimet përkatëse për funksionimin e VAR-it. Më shumë vëmendje i është kushtuar faktit se kur duhet të ndërhyjë VAR-i gjatë një ndeshjeje.

Trajner dhe kapitene skuadrash sot ne FSHF. Gazeta Si, 1 shtator 2021

Sipas FSHF-së, 180 ndeshje të sezonit të ri të Superiores dhe të Kupës së Shqipërisë do të luhen me sistemin VAR, që pritet të elimonojë sa më shumë gabimet arbitrare


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë