Futboll

Video/ Juventusi tjetër nivel, Vllaznia thyhet që në pjesën e parë

Vllaznia në futboll për femra është mundur në “Loro Boriçi” nga Juventusi, me rezultatin 0-2, çka e bën të sigurt kualifikimin e italianeve për në grupet e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e sotme ka treguar se diferencat janë të mëdha dhe grinta dhe entuziazmi i vajzave të Vllaznisë nuk mjafton.

Xhireli kaloi në avantazh Juventusin pas vetëm 12 minutash, pas një gjuajtjeje të saktë me kokë në zonë. Në fundin e pjesës së parë, Lufo, në përpjekje për të larguar një top të krosuar nga këndi, e dërgon atë në rrjetën e portës së saj, duke shkaktuar autogol.

Janë përpjekur shumë shkodranet në pjesën e dytë për të shënuar të paktën golin e nderit, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Halilaj kishte një rast të mirë, por topi u devijua. Në anën tjetër, italianet administruar rezultatin me qetësi. Pas minutës së 60-të, trajneri i Juventusit bëri shumë ndërrime. Skuadra mike krijoi edhe raste të tjera, por pa shënuar sërish në portën e Buhigas. Gjithçka është mbyllur 0-2 në “Loro Boriçi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë