Greqia ka pezulluar nga puna mijëra mjekë dhe infermierë të cilët nuk pranuan të vaksinohen kundër Covid-19 brenda afatit të caktuar nga qeveria.
Sipas mediave greke, që nga e mërkura pasdite deri mëngjesin e sotëm, qeveria ka njoftuar nga puna 5,895 punonjësit të pa vaksinuar të spitaleve publike.
Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se pezullimet pa pagesë do të ndikojnë në rreth 10,000 punonjës të spitaleve publike, qendrave shëndetësore dhe organeve të tjera të ministrisë, të cilët nuk pranojnë të vaksinohen.
Zyrtarë të rangut të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë për mediat greke se spitalet funksionuan pa ndonjë problem të pakontrollueshëm, pasi qeveria kishte marrë masa për zëvendësimin e stafit që po largohej nga puna. Ndërkohë, protesta të ashpra nga stafi mjekësor që u zhvilluan në shumë spitale në të gjithë vendin fqinj.
Ndërkohë, Federata Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDIN) njoftoi protesta të reja të enjten kundër vaksinimit të detyrueshëm. Federata pretendon se pezullimi i punëtorëve të pa vaksinuar do të krijojë boshllëqe në Sistemin Kombëtar të Shëndetit, duke komprometuar aftësinë e tij për të funksionuar në nivelin e kërkuar.
Greqia po numëron çdo ditë nga 2 700-3 000 raste me koronavirus, ndërsa shërbimi intensiv në spitale është i mbushur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje