Nuk dihet nëse ai do të jetë një një udhëheqës i një modeli iranian, jashtë ekzekutivit, apo me fjalën e fundit që do të thotë për gjithçka.
As nuk dihet nëse ai do të ketë titullin Emir, president, sheik, udhëzues suprem, komandant i besimtarëve apo çfarë tjetër.
Por udhëheqësi tjetër i Afganistanit, do të jetë Mulla Hibatullah Akhundzada. Emri i tij u konfirmua dje nga Komisioni i Kulturës dhe Lëvizjes.
Paraardhësit: Mullah Omar dhe Akhtar Mohammad Mansour
Ai është udhëheqësi i tretë taleban që nga viti 1994, i dyti që u ngjit në krye të vendit. I pari ishte Omari, themeluesi i studentëve islamik, një mulla-luftëtar, pamja e të cilit as nuk dihej. Fotografia e tij, ajo e një të riu me një sy të mbyllur, nuk është e sigurt.
Si emir ai u dëgjua me një audio të regjistruar, por nuk u pa kurrë në publik. Omari vdiq nga sëmundja, u detyrua të fshihej për 14 vjet, i gjuajtur nga satelitët dhe “veshët elektronikë”.

I dyti u pluhuros nga një raketë amerikane, pasi takoi një nga gratë e tij. Emri i tij ishte Akhtar Mohammad Mansour, gjithashtu një mullah, më shumë kallashnikov sesa Kuran, i emëruar trashëgimtar nga vetë Omari. Kishte të paktën imazhe të konfirmuara të tij, por ai u emërua në mërgim dhe vdiq po në mërgim.
Akhundzada, një “lider shpirtëror”
Tregimi i emrit të Hibatullah Akhundzada si pasardhës ishte shkruar në testamentin e tij. Me atë zgjedhje, “shura of Quetta”, bërthama origjinale e talebanëve jugorë, ruajti epërsinë e saj brenda lëvizjes, por, siç saktësojnë talebanët, të gjitha grupet e tjera e konfirmuan atë me një votë unanime. Mbledhja e këshillit suprem u zhvillua duke sfiduar dronët amerikanë. Disa udhëheqës guerilë nuk u shfaqën nga frika e një goditjeje.
Të gjithëve u pëlqeu Mulla Hibatullah, sepse ai nuk frikësoi askënd. Ai ishte një figurë ushtarake “e lehtë”, një udhërrëfyes shpirtëror, por pak më shumë në një kohë lufte. Ishte përparësia e tij.
Marrëveshja me SHBA në Doha dhe propaganda e re

Ishte viti 2016 dhe Uashingtoni i konsideroi talebanët si terroristë që minonin stabilitetin e qeverisë aleate në Kabul. Pentagoni ndoqi udhëheqësit fondamentalistë edhe jashtë kufijve afganë dhe i vriste ata. Për të izoluar Akhundzadën e sapozgjedhur, CIA duket se ka mbushur me dollarë disa anëtarë të fisit të tij Pashtun, Noorzais, por pa marrë asnjë rezultat.
Qëndrimi i SHBA-ve do të ndryshonte vetëm dy vjet më vonë, në 2018-ën, kur talebanët filluan të konsideroheshin si bashkëbisedues të domosdoshëm, me të cilët do të nënshkruanin marrëveshje dhe jo më vetëm terroristë për të luftuar.
“Merita” e pikës së kthesës gjithashtu duhet t’i atribuohet mullah Hibatullah. Kur u konfirmua, “shura” të ndryshme të studentëve islamikë, u grindën nëse do të merreshin me “të pabesët”, me “kukullat e Kabulit” ose do të vazhdonin Luftën e Shenjtë pa negociata.
Mulla Hibatullah, nga ana tjetër, i bindi të gjithë të pranojnë paktin e Dohas në vitin 2020 me Uashingtonin. Më i pabinduri, kishte qenë djali i themeluesit, Mullah Yakub dhe rrjeti ‘Haqqani’.
Një shenjë e autoritetit të udhëheqësit të ardhshëm afgan, është se fraksionet e ndryshme kanë respektuar zyrtarisht nënshkrimin e paktit të Dohas pa vrarë as edhe një amerikan që nga ajo kohë.
Ekziston vetëm vetëm një fotografi e udhëheqësit të ri të Afganistanit për momentin, por stili i talebanëve është përshtatur me kohët e reja, të paktën në drejtim të propagandës.
Akhundzada pritet të shfaqet në publik së shpejti. Krahasuar me paraardhësit e tij, ai ka kredenciale të dobëta ushtarake. Nga ana tjetër, konsiderohet një ekspert i ligjit të Sheriatit, ligjit islam dhe për fat të keq nuk ka asgjë të sigurt në vizionin e tij për Islamin.

Emirati i parë mes ekzekutimit me gurë dhe prerjes së dorës
Gjatë Emiratit të parë (1996-2001), Akhundzada ishte në krye të sistemit gjyqësor dhe promovoi ekzekutimin me gurë për shkelësit e kurorës dhe prerjen e dorës për hajdutët. Gjatë mërgimit të tij, interpretimi i ligjit të Sheriatit iu afrua modeleve iraniane të vetëvrasjeve të imituara atëherë nga Al Kaeda.
Në vitet e para pas 2001-it, Akhundzada kishte hequr dorë nga postet politike për të rekrutuar vullnetarë vetëvrasës në medrese të ndryshme, shkolla kuranore dhe pakistaneze.
Akhundzada ka treguar se ai beson atë që predikoi. Një nga djemtë e tij u bë shehid: në krahinën e Helmandit, tokë e opiumit dhe e betejave të ashpra me kontigjentin britanik, ai shpërtheu veten në erë si një bombë njerëzore.
Ai ishte 23 vjeç. Gjesti i djalit kontribuoi në ngritjen e Akhundzadas në Këshillin Taleban. Është ai padroni i ri i Afganistanit.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje