Në Nju Jork dhe Nju Xhersi autoritetet amerikane kanë raportuar të paktën për 45 viktima nga uragani “Ida”, i cili, me shirat e tij të vazhdueshëm, ka paralizuar qytetin, duke përmbytur rrugë dhe metro.
“Fdr Drive”, një autostradë kryesore në anën lindore të Manhatanit dhe Parkway River Bronx, janë prej orësh nën ujë. Stacionet dhe shinat e metrosë janë përmbytur dhe Autoriteti i Transportit Metropolitan ka pezulluar të gjitha shërbimet.
“Qëndroni larg rrugëve. Nëse po mendoni të dilni jashtë, mos e bëni. Qëndroni larg nga metroja”, – shkroi kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio në Twitter, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
28th St & 7 Ave subway station (Chelsea, Manhattan) pic.twitter.com/2q4UQRIhm0
— Christiaan Triebert (@trbrtc) September 2, 2021
Dhe pikërisht në rrjetet sociale ka disa video që tregojnë lumenj uji në metro dhe pasagjerë që qëndrojnë në sediljet e makinave plot ujë.
Video të tjera tregojnë automjete të zhytura deri në dritaret në rrugët kryesore brenda dhe rreth qytetit dhe plehrat që lundrojnë në rrugët e lagjes “Queens”.
“Ne po përballemi me një ngjarje historike të motit me shi rekord në të gjithë qytetin, përmbytje brutale dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona”, – shkroi kryebashkiaku në një postim tjetër në Twitter, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në një orë, ranë rreth 80 milimetra shi, duke thyer rekordin prej afro 50 milimetrash të vendosur nga stuhia tropikale “Henri” javën e kaluar.
Ndërkohë, tetë persona humbën jetën në Nju Jork dhe 14 në Nju Xhersi, në atë që është bilanci i parë i përmbytjeve të shkaktuara nga kalimi i uraganit “Ida”.
Mes të vdekurve në Nju Jork është edhe një djalë 2-vjeçar. Sipas CNN, ai u gjet në shtëpi së bashku me një 50-vjeçar dhe një 48-vjeçar, të cilët vdiqën të gjithë pas një përmbytjeje. Energjia elektrike u ndërpre për më shumë se 200,000 klientë në Pensilvani, Nju Xhersi, Nju Jork dhe Kënektikat.
Last night, Sergeant Moschetto and Officer Torres from @NYPDCentralPark spotted a livery driver stuck in floodwater on the 65th Street Transverse. The officers quickly waded through the water and carried the driver out to safety. pic.twitter.com/ZN0RgXNpnh
— NYPD NEWS (@NYPDnews) September 2, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje