Një qytetar i Sri Lankës, i cili kishte mbërritur në Zelandën e Re në vitin 2011, goditi me thikë gjashtë persona në një supermarket në Auckland dhe më pas u vra nga oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët nxituan të shkojnë në vendin e ngjarjes sapo u mor njoftimi.
Sipas kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ishte “një sulm terrorist i neveritshëm, i urryer dhe i gabuar”. Hetuesit besojnë se sulmi është frymëzuar nga ISIS.
Kryeministrja theksoi se burri, i cili jetonte në Dunedin, ishte i njohur për policinë dhe për këtë arsye ishte i monitoruar 24 orë në ditë. Ardern shpjegoi se, sipas ligjit të shtetit, ai nuk mund të mbahej në burg. “Ai ishte një ekstremist i dhunshëm, – tha Ardern, – dhe kreu një sulm terrorist”. Ndër gjashtë personat e prekur nga sulmuesi, tre janë në gjendje të rëndë.
Pasi hyri në supermarket, burri mori një thikë me të cilën sulmoi klientët, duke bërtitur: “Allah akbar”, sipas “Newshub”. Imazhet janë marrë nga një klient i dyqanit të vendosur në Countdown, New Lynn, në periferinë jugperëndimore të qytetit të Zelandës së Re.
Atentatori ishte një “kërcënim i njohur për Zelandën e Re” dhe forcat e sigurisë e kanë monitoruar atë që nga viti 2016, – shpjegoi Ardern. – Ishin burrat e ekipit të vëzhgimit të policisë, së bashku me forcat speciale, që e qëlluan, duke e vrarë atë brenda 60 sekondave nga fillimi i sulmit në supermarket”.
“Njeriu që kreu këtë sulm, – vazhdoi kryeministrja, – u burgos në një ideologji që në vendin tonë nuk mbështetet nga askush dhe asnjë komunitet. Ai është i vetmi përgjegjës për atë që ndodhi. Ai është fajtori i vetëm”.
“Zot i madh”, “Dikush kishte thikë këtu”, “Dikush u godit me thikë”. Këto janë frazat që disa klientë bërtasin në videon e marrë në supermarket, sipas asaj që raporton sajti “7news.com.au”.
Imazhet tregojnë një burrë të shtrirë në dysheme në arkë, ndërsa një roje sigurie u bërtet njerëzve që të dalin nga qendra tregtare. Pastaj tetë të shtëna me armë, duket nga brenda dyqanit, me radhë dhe video ndalon papritur.
Një dëshmitare, Michelle Miller, tha se personi i armatosur “vraponte si i çmendur. Ai po sulmonte njerëzit. Gjithçka që dëgjova ishte shumë britma”, – tha ajo për “Stuff.co.nz”.
Auckland aktualisht është në një bllokim rigoroz për të parandaluar përhapjen e Covid 19. Pothuajse të gjitha aktivitetet tregtare janë të mbyllura, përveë supermarketeve dhe njerëzit mund të dalin për nevoja mjekësore ose për ushtrime fizike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje