Bashkëthemeluesi i lëvizjes së talebanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters.
Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talebanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një post të lartë në Qeveri.
Një zëdhënës i talebanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.
Talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.
Shumë udhëheqës botërorë janë duke pritur për të parë nëse veprimet e administratës së ardhshme talebane do të jenë në përputhje me premtimet e grupit islamik, se ai do të jetë më i moderuar se gjatë sundimit brutal të tij, në periudhën 1996-2001.
Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.
SHBA-ja dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talebanët nga pushteti.
Ata u rikthyen në pushtet pas një ofenzive disamuajshe kundër forcave të Qeverisë së kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje