Kupa e Botës çdo dy vjet dhe jo çdo katër vjet si tani! Kjo është hipoteza e Arsen Venger, ish-trajnerit të famshëm francez të Arsenalit. Në fakt, ai e ka përmendur edhe më parë këtë ide, por tashmë duket se e ka shumë seriozisht dhe madje ka nisur punën me FIFA-n për ta bërë të mundur në të ardhmen.
Propozimi i Venger ka zënë faqen e parë të prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që merret me këtë çështje, duke shtruar edhe pyetjen: a ka vërtet futbolli mundësi të organizojë Kupën e Botës çdo dy vjet? Ish-trajneri mbron tezën se një Botëror çdo dy vjet do të ishte më mirë për futbollin ndërkombëtar.

Venger, aktualisht konsulent pranë UEFA-s, gjykon se organizimi i disa kompeticioneve ndërkombëtare, veçanërisht Ligës së Kombeve, nuk ka asnjë interes, ndaj dhe duhen turne të rëndësishëm. Tani mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë FIFA në lidhje me këtë propozim të ish-trajnerit francez. Nëse do ta marrë në konsideratë, do të ishte një ndryshim rrënjësor në futbollin botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje