Ne rrjet

Talebanët janë tani më të armatosur se gati çdo vend anëtar i NATO-s

SHBA këmbëngul se ka realizuar një nga evakuimet ajrore më të mëdha në histori nga Kabuli. Në realitet administrata e Joe Biden u fali talebanëve listat e armatimeve që SHBA ia dha ushtrisë afgane. Talebanët trashëguan të gjithë arsenalin e mundshëm të asaj ushtrie. Këtu përfshihen 33 helikopterë Black Hawk, 43 helikopterë MD 530, 32 helikopterë Mi-17, 23 avionë

Luftarakë A-29, të paktën 33 avionë të tjerë sulmues, dhe 3 avionë gjigantë Hercules. Falë taksapaguesve amerikanë, talebanët tani kanë më shumë helikopterë sulmues sesa Britania e Madhe dhe janë të armatosur më mirë sesa thuajse çdo vend i NATO-s, përveç SHBA-së.

Kur këto fakte u raportuan këtë javë, një pjesë e analistëve u përpoqën sërish ta zhdramatizonin situatën.

Këta avokatë të presidentit Biden, këmbëngulin se nuk ka rëndësi që talebanët kanë tashmë kontrollin e të gjithë këtyre helikopterëve Black Hawk.

Por sikur të ishin duke dëgjuar nga pas derës, talebanët filluan t’i ngrenë në ajër helikopterët mbi qiellin e Kabulit. E vetëdijshme mbi rrezikun, ushtria amerikane pretendon tani se ka çaktivizuar disa nga pajisjet që la pas. Gjenerali McKenzie theksoi se para se të largohej nga aeroporti i Kabulit, ushtria amerikane çaktivizoi përgjithmonë 150 automjete dhe avionë në mënyrë që ato “të mos përdoren më kurrë”.

Raportohet se sistemi i mbrojtjes ajrore raketore u mbajt aktiv deri në minutën e fundit dhe më pas u ç’aktivizua. Sigurisht që ky është një lajm i mirë. Por përveç këtij aspekti, është e vështirë të shihet se çfarë ka tjetër për t’u cilësuar sukses.

Për shembull, nuk thuhet nëse SHBA arriti gjatë tërheqjes së saj të nxituar, që të ç’aktivizonte 350.000 pushkë sulmi, 126.000 pistoleta, 1.000 automjete të blinduara, 64.000 mitralozë, 22.000 kamionë dhe 42.000 kamionçina dhe mjetë të tjera.

Sepse ndërsa talebanët mund të jenë më të armatosur sesa shumica e vendeve perëndimore, fakt është që ata nuk i përdorin aftësitë e tyre ushtarake për qëllime të ngjashme. Këtë javë një nga helikopterët e rinj të talebanëve fluturoi mbi Kandahar. Në të ishte varur në litar trupi i një burri, duke çuar në spekulime të menjëhershme se ai ishte një përkthyes afgan.

Varja e armiqve tuaj nga një helikopter është tipike e talebanëve. Si të gjithë islamikët radikalë, talebanët janë mjaft të aftë në akte të tilla. Ata e urrejnë modernitetin dhe gjithçka që Perëndimi modern i ka sjellë botës. Por ata janë shumë të lumtur t’i shfrytëzojnë frytet e moderniteti kundër vetë perëndimit. /National Interest/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë