Kim ishte i qartë. Duke folur në Byronë Politike, ai urdhëroi të kundërshtojë kërcënimin e pandemisë duke përdorur, “stilin tonë”.
Linja autoritare – sipas disa burimeve – do të konfirmohej nga një lajm i dytë. Regjimi i Koresë së Veriut i ka thënë “jo” tre milionë dozave të vaksinës “Sinovac” të ofruara nga aleati kinez.
Ndoshta, është interpretim, ata nuk i besojnë ilaçit, i konsideruar më pak efektiv se produktet e tjera të prodhuara në Perëndim.
Çështja e furnizimeve është në çdo rast subjekt i kontakteve me organizatat ndërkombëtare, duke filluar me Unicef.
Duhet kujtuar se Pheniani gjithmonë ka pohuar se nuk do të kishte infeksione brenda vendit për shkak të Covid dhe ka imponuar një mbyllje të rreptë të kufijve me një ndikim pasues në një situatë të brishtë ekonomike. OBSH-ja tha se, deri më 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje