Tomas Strakosha po kalon një moment të vështirë. Portieri humbi vendin e titullarit te Lacio sezonin e kaluar, tashmë edhe te Kombëtarja shqiptare, ku trajneri Edi Reja ka vendosur t’i besojë Etrit Berishës.
Në 2 ndeshjet e para në kampionat, portën e Lacios e ka mbrotjur Pepe Reina. Spanjolli ka spostuar Strakoshës, por duhet theksuar se mes të dyve ka respekt, pavarësisht rivalitetit. Lacio këtë sezon do të luftojë në më shumë se një front dhe trajneri Sarri duhet të vendosë se kush do të jetë titullari i portës në Ligën e Europës. Lufta është ende e hapur dhe vendimi i takon vetëm “Komandantit”. Sipas “Corriere dello Sport”, Reina mbetet favorit, ndërsa Strakosha është në pritje.
Liga e Europës do të ishte një vitrinë e rëndësishme për Strakoshën, ashtu si dhe Kupa e Italisë. Por ka edhe një detaj: rinovimi i Reinës deri në vitin 2023 do të ishte automatik, nëse Lacio do të arrinte të kapte një vend në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Europës (jo Ligën e Konferencës), ndërsa për Strakoshën mund të vijë ora e lamtumirës pas 6 vjetësh në Romë. Tani fjalën e ka trajneri Mauricio Sarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje