Situatë kaotike në sfidën Brazil-Argjentinë. Autoritetet kombëtare braziliane kanë ndërprerë ndeshjen vetëm pas 5 minutash lojë. Kjo gjë ka ndodhur, pasi është kërkuar largimi i katër futbollistëve argjentinas, të cilët nuk kanë respektuar izolimin dhe rregullat anti-Covid.
Nuk zgjati as 5 minuta në fakt kjo ndeshje. Disa pjesëtarë të Anvisa-s (autoritetit kombëtar brazilian) kanë hyrë në fushë dhe kanë ndërprerë ndeshjen për të kërkuar largimin e 4 argjentinasve, sepse nuk kanë respektuar normat kundër Koronavirusit. Argjentina ka lënë fushën dhe nuk është kthyer më, ndërsa ndeshja është pezulluar zyrtarisht pas më shumë se një ore.
se suspende el juego de #Conmebol por eliminatorias al #mundial entre #Brasil y #Argentina por incumplir protocolos en el ingreso de algunos jugadores argentinos a Brasil que viola normas de salud por la #pandemia del #COVID19 . pic.twitter.com/lktgteb3yp
— Alex Roland (@AlexRolandC) September 5, 2021
Ishte një skenë surreale ajo që u pa në “San Paolo”, ku Brazili dhe Argjentina luanin ndeshjen kualifikuese për Botërorin e Katarit. Argjentinasit nuk kanë respektuar protokollin anti-Covid të miratuar nga qeveria braziliane, që u mohonte katër lojtarëve argjentinas që luajnë në Angli të merrnin pjesë në këtë takim.
Portieri Emiliano Martinez, mbrojtësi Romero, mesfushori Lo Celso dhe sulmuesi Buendia, sipas rregullores, duhej të bënin 14 ditë karantinë para se të hynin në Brazil, duke qenë se kohët e fundit kanë qenë në Angli, ku ata luajnë. Dhe tre prej tyre ishin titullarë në këtë ndeshje, ndërsa Buendia në stol. Pak orë para ndeshjes, autoritetet kishin shkuar në hotelin e kombëtares argjentinase, duke bërë një kontroll për respektimin e protokollit kundër përhapjes së Koronavirusit. Në fund, 4 lojtarëve u ishte dhënë leje nga Conmebol (Federata Amerikano-jugore e Futbollit), që të luanin.
el momento en que #Messi y miembros del cuerpo técnico de #Arg preguntan por qué no fueron por los jugadores al hotel ? oficiales de Brasil dicen que los jugadores que venían de Inglaterra mintieron en sus declaraciones al ingresar a #Brasil, el juego #Bra vs #arg es suspendido pic.twitter.com/lRu0YGDbmT
— Alex Roland (@AlexRolandC) September 5, 2021
Një vendim që është kontestuar nga autoritetet kombëtare braziliane, që kanë ndërprerë ndeshjen. Lojtarët e Argjentinës u futën në dhomat e zhveshjes, në pritje të udhëzimeve të tjera. Më pas Lionel Mesi u kthye në fushë për të folur me lojtarët brazilianë. Ai u ankua për faktin se u ndërhy pikërisht pas fillimit të ndeshjes, ndërkohë që Argjentina kishte 3 ditë në Brazil. Brazili qëndroi në fushë, në pritje të vendimit zyrtar, që erdhi pas një ore: ndeshja e pezulluar dhe një humbje për të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje