Politike

17 vjetori i LSI “nxjerr” Kryemadhin: Misioni ynë vazhdon

Hera e fundit që Monika Kryemadhi u shfaq në publik ishte në kampin e LRI-së në Jalë, në fund të muajit gusht, por pa mbajtur asnjë fjalim apo përcjellë ndonjë mesazh.

Por në 17 vjetorin e themelimit të LSI-së, Kryemadhi që mban ende detyrën e kryetares së partisë, është detyruar të përcjellë një mesazh krejt të shkurtër, ndryshe nga herët e tjera kur festa nuk mbyllej me kaq

“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.

Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.

LSI mori 4 mandate në zgjedhjet parlamentaretë 25 Prillit.

Ajo u krijua në 6 shtator 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u emerua Petrit Vasili.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, dhe dorëheqjes së Vasilit, kryetare u zgjodh Monika Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë