Bota

Uragani “Ida” shkakton derdhjen e naftës dhe të kimikateve në Luiziana

Uragani “Ida”, i cili goditi javën e kaluar me një fuqi prej 240 km / orë në shtetin e Luizianës (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), shkaktoi jo vetëm viktima në mesin e banorëve dhe shkatërrim të qendrave të popullsisë, por edhe (për fat të keq) një fatkeqësi tjetër mjedisore: shkatërrimi i depove të karburantit, depozita të përmbysura dhe cisternat e naftës të fundosura, kanë çuar në qindra raporte për derdhje të kimikateve dhe naftës tek autoritetet lokale.

Por kjo nuk është e gjitha: falë fotove satelitore të publikuara nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), ishte e mundur të shihej një njollë e madhe nafte jashtë Gjirit të Meksikës, me pamje nga platforma e naftës “Enterprise Offshore Drilling”.

Operacionet e bonifikimit të zonës, filluan menjëherë pas raportimit: bëhet fjalë për naftë të papërpunuar që vjen nga një burim nënujor i vendosur rreth tre kilometra në jug të Port Fourchon, në bregdetin e Luizianës dhe është pjesë e një tubacioni të naftës të kompanisë “Talos”.

Zëdhënësi i kompanisë së naftës, ka njoftuar mbështetjen e tij, përfshirë atë ekonomike, për pastrimin dhe rikuperimin e zonës – megjithëse kompania nuk mban përgjegjësi për derdhjen e naftës në ujë. Fatkeqësisht, është ende herët për të përcaktuar shkallën e dëmit, sa naftë ka përfunduar në det dhe sa kohë do të duhet për të pastruar zonën. Derdhja e karburantit në Port Fourchon nuk është i vetmi i regjistruar pas kalimit të uraganit “Ida”.

Gjithashtu falë imazheve të siguruara nga NOAA, një njollë tjetër nafte u identifikua pranë një rafinerie përgjatë lumit Misisipi: atje, uji i rrugës ujore paraqet reflektimet tipike me ngjyra të ndotjes së naftës.

Edhe në këtë rast, është ende e vështirë të përcaktohet sasia e dëmit dhe, megjithëse autoritetet lokale tentojnë të sigurojnë për dëmet e kufizuara dhe plotësisht të menaxhueshme, ambientalistët denoncojnë një pamje shumë më serioze të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë