Doza e katërt e vaksinës Covid në Izrael është afër. Ky ka qenë konfirmimi i shëndetit publik në Izrael që po lufton me mutacione të reja të virusit.
Zyrtari Izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit, Selman Zarka, ka deklaruar se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit. Sipas tij duhen të vaksinohen çdo pesë-gjashtë muaj.
“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022. Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të Covid-19. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri Mu,” tha ai për radion shtetërore Kan.
Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19. Statistikat e përpiluara nga ekipi kërkimor i Universitetit të Oksfordit “Bota jonë në të Dhëna” tregojnë se të Mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid.
Deri më tani, nga 9.3 milion izraelitët, 5.5 milion janë vaksinuar plotësisht dhe 2.5 milion të tjerë kanë marrë tashmë një dozë të tretë, përforcuese të vaksinës Pfizer / BioNTech.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje