“Do ta fitoj edhe këtë ndeshje me buzëqeshje, me optimizëm dhe shumë gëzim, sepse jetoj i rrethuar nga dashuria e familjes sime dhe miqve të mi”. Me këtë postim në rrjetet sociale Pelè ka komentuar ndërhyrjen për një tumor, së cilës i është nënshtruar.
Braziliani i famshëm ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në një moment të tillë të vështirë: “Miqtë e mi, faleminderit për mesazhet, – ka shkruar Pele në Instagram. – Falënderoj Zotin, sepse ndihem mirë dhe që ka lejuar Dr.Fabio dhe Dr.Miguel të kujdesen për mua”. Tumori është identifikuar gjatë teseteve që braziliani ka bërë javën e shkuar.

Prej së martës së kaluar Pelè ndodhet në spitalin “Albert Einstein” të San Paolos, ku kishte shkuar për kontrolle rutinë. “Jam mësuar të fitoj bashkë me ju”, – shkruan më tej ish-futbollisti i famshëm. Mesazhe inkurajimi për të kanë ardhur nga e gjithë bota, nga FIFA dhe personazhe shumë të njohur të futbollit. “Jetë të gjatë Mbretit!” – ishte mesazhi i Ronaldo “Fenomenit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje