Bota

Rishfaqet në Indi virusi 75 herë më vdekjeprurës së Covid-19

Ndërkohë që bota po përgatitet për valën e radhës të pandemisë së koronavirusit, një tjetër virus i rrezikshëm është shfaqur në Indi. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për virusin Nipah, nga i cili ka vdekur një 12 vjeçar, si dhe janë infektuar edhe personat me të cilat ai pati kontakt gjatë periudhës së intubimit.

Autoritetet në shtetin jugor në Kerala të Indisë po bëjnë të pamundurën për të kontrolluar shpërthimin e virusit, i cili nuk lidhet me koronavirusin dhe as pandeminë aktuale globale. Ai mendohet të ketë infektuar rreth 200 persona.

Djali 12 vjeçar  u shtrua në spital një javë më parë me temperaturë të lartë. Gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët dyshuan për inflamacion të trurit të tij (encefalit), mostrat e gjakut të tij u dërguan në Institutin Kombëtar të Virologjisë, ku testet konfirmuan infektimin me virusin Nipah.

Autoritetet qeveritare kanë shtuar përpjekjet për gjurmimin e kontakteve, duke identifikuar, karantinuar dhe testuar njerëzit që mund të kenë rënë në kontakt me viktimën. Sipas ministres së shëndetësisë të shtetit, Veena George, 188 persona që ranë në kontakt me djalin ishin identifikuar të hënën. Prej tyre, 20 konsideroheshin kontakte parësore me rrezik të lartë-kryesisht anëtarët e familjes së tij dhe të gjithë të cilët po mbaheshin nën karantinë të rreptë ose të shtruar në spital.

Dy punonjës të kujdesit shëndetësor që ranë në kontakt me viktimën tashmë po shfaqnin simptoma të infeksionit Nipah. Ata u shtruan në spital dhe mostrat e gjakut u dërguan për testim.

Autoritetet mbyllën zonën brenda një rrezeje prej dy kilometrash nga shtëpia e djalit dhe po kontrollojnë njerëzit për simptoma në të gjitha rrethet ngjitur.

Kjo është hera e dytë në tre vjet që një shpërthim i virusit Nipah është raportuar në Kerala, i cili gjithashtu po përballet me një shkallë të lartë të infeksioneve nga Covid-19. Shteti raporton çdo ditë rreth 68% të rasteve të reja në Indi.

Çfarë është virusi Nipah?

Ashtu si koronavirusi, Nipah është një virus zoonotik, pra që transmetohet nga kafshët te njerëzit. Transmetimi në përgjithësi ndodh kur njerëzit ose vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët, ose përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Por një numër i lartë i rasteve të transmetimit nga Nipah nga njeriu te njeriu është raportuar po ashtu.

Lakuriqët frutorë të familjes Pteropodidae, të njohur zakonisht si “dhelpra fluturuese”, janë bartësit natyralë të Nipah. Ata janë të njohur për transmetimin e virusit te kafshët e tjera, përfshirë derrat, qentë, macet, dhitë, kuajt dhe delet.

Një person i infektuar zakonisht shfaq simptoma si ethe dhe dhimbje koke nga tre ditë deri në dy javë, e ndjekur nga kolla, dhimbje fyti dhe probleme me frymëmarrjes. Gjendja më vonë përparon shpejt në ënjtje në qelizat e trurit, duke çuar në përgjumje, konfuzion, dhe më pas në gjendje kome dhe vdekje.

Ende nuk ka shërim ose vaksinë për Nipah, dhe pacientëve u jepet vetëm kujdes mjekësor mbështetës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri në 75% të infeksioneve të Nipah rezultojnë fatale. Shkalla e vdekshmërisë në krahasim me koronavirusin besohet të jetë rreth 2%. Rreth 20% e të mbijetuarve përjetojnë simptoma neurologjike që mund të vazhdojnë, përfshirë krizat dhe ndryshimet e personalitetit.

Një kërcënim më i gjerë?

Virusi Nipah u zbulua për herë të parë në Malajzi në 1999 gjatë një shpërthimi midis fermerëve të derrave. Që atëherë, ka pasur shpërthime të shumta, të gjitha në Azinë Jugore dhe Juglindore. Në përgjithësi, Nipah se ka vrarë më shumë se 260 njerëz.

Një shpërthim i vitit 2004 në Bangladesh u gjurmua tek njerëzit që konsumonin vajin e palmës që ishte kontaminuar nga lakuriqët e natës. Përhapja e fundit në Indi, e cila goditi Kerala në vitin 2018, vrau 17 nga 18 njerëzit që  infektuan. Infeksionet u shkaktuan nga tek lakuriqët që u gjeten të ngordhur në pusin e ujin të një familjeje.

Nipah konsiderohet më pak ngjitës sesa koronavirusi, por ka një shkallë shumë më e lartë  vdekshmërisë, një periudhë më e gjatë inkubacioni deri në 45 ditë dhe aftësia e tij për të infektuar një larmi shumë më të madhe kafshësh,  e bën Nipah një shqetësimi të madh për epidemiologët që përpiqen të parashikojnë dhe parandalimin e pandemisë së ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë