Bota

Talebanët pretendojnë se kanë marrë kontrollin e provincës Panjshir

TalEbanët kanë pretenduar fitore në provincën Panjshir të Afganistanit, edhe pse lideri i lëvizjes së rezistencës ka thënë se revoltado të vazhdojë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë në një konferencë për media më 6 shtator se grupi militant ka fituar kontrollin e Panjshirit. Mujahid ka thënë se grupi do të prezantojë qeverinë e re shumë shpejt dhe ka siguruar se njerëzit e kësaj province nuk do të diskriminohet.

“Ata janë vëllezërit tanë dhe do të punojmë së bashku për qëllimin e përbashkët dhe mirëqenien e shtetit tonë”, ka thënë Mujahid.

Fronti Kombëtar i Rezistencës (NRF), i krijuar nga grupet opozitare, milicitë lokale dhe forcat e mbetura të forcave afgane të sigurisë, ka sfiduar këtë pretendim.

“Ne jemi në Panjshir dhe rezistenca jonë do të vazhdojë”, ka thënë lideri i Frontit Kombëtar të Rezisencës, Ahmad Masud përmes një postimi në Tëitter.

Ai po ashtu ka thënë se është i sigurt, por nuk ka dhënë hollësi për vendndodhjen e tij.

Masud ka thënë përmes një tjetër postimi se 70 për qind e zonave të kapura nga talibanët në javën e kaluar në Panjshir janë rikthyer nga forcat e rezistencës “brenda një ore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë