Talebanët kanë shpallur qeverinë e përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm, njofton BBC.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, tha një zëdhënës për gazetarët.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.
Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ministër i mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i brendshëm në detyrë, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje