Politike

Aleatët e Bashës duan “shkëputjen” në Parlament, Shehi: Po punojmë për grup tonin parlamentar

Kryetarët e partive aleate që garuan më 25 prill nën siglën e Partisë Demokratike po synojnë që në Parlamentin e ri të hyjnë me një grup parlamentar të vetin, jashtë siglës së PD-së.

Bisedimet mbi këtë ide janë në fazë fillestare. Ne po mundohemi, ne partitë e vogla për një hapësirë më shumë. Sot kemi pirë kafen e parë!”, deklaroi mbrëmjen e së martës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Shehi tha se kërkesa e tyre nuk ka pse të habisë njeri, pasi gjithmonë ka patur në Parlament një grup të dytë parlamentar të opozitës.

Por për çfarë vlen?

“Nëse do të rri unë aty në rresht te grupi i PD-së i bie i 55 ose i 56-ti në radhë aty për të fol. Ndërsa në grup tjetër të jepet mundësia për të fol ty ku realisht mendojmë se mund të kontribuojmë. Për të pasur më shumë hapësira për të debatuar, ngritur zërin dhe kundërshtuar”, tha ai.

Formimi i një grupi të ri parlamentar kërkon të paktën 7 deputetë, ndërkohë që aleatët në listat e PD kanë marrë nëntë mandate fill pas rezultatit dhe u shtohet i dhjeti me republikanen Elda Hoti që zëvendëson Mark Markun e dorëhequr nga mandati i Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë