Kreu i LZHK, Dashamir Shehi e quan të tepërt debatin për Berishën, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, po përfiton vetëm Edi Rama
“Unë gjykoj që kjo është një histori që duhet trajtuar thjeshtësisht, pa ekzagjerime dhe politizime. Nëse ka elemente korrupsioni, le të merren ata që merren me korrupsionin. Sepse gjithkush do të mbajë hallin e vet.
Përsa i përket temës politike, Berishën politikisht e gjykon koha. Duhet gjykuar me gjakftohtësi. Gjykimin politik e bëjnë zgjedhjet. Kjo është mënyra për ta diskutuar këtë çështje
I kemi bërë qejfin Edi Ramës me këtë zhurmë, pasi peshon mbi opozitën. Edhe Berishës i është bërë një elozh i madh sepse u rikthye dhe u bë qendra e politikës.
Unë them që ta gjykojmë me gjakftohtësi dhe ta rikthejmë në normalitet. Le të vijë në parlament Berisha, pasi ka të drejtën e vet”, tha ai.
Sipas tij, Berishën nuk po e akuzojnë se ka drejtuar keq politikën shqiptare.
“Por politikisht të gjykon koha. Prandaj po ngremë një zhurmë të kotë dhe po bëjmë lojën e Edi Ramës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje