Opinioni publik grek u trondit kur një mjek zbuloi se qytetarët që janë kundër vaksinimit kanë refuzuar të marrin gjak nga njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19, në mënyrë që të mos “helmohen”. Ndërkohë, qeveria greke është alarmuar pasi raportet e mediave se një komunë kishte dhënë mijëra certifikata të rreme COVID-19 në të gjithë vendin.
Presidentja e Shoqatës Mjekësore të Patras, Anna Mastorakou, u ka bërë thirrje prokurorëve të ndërhyjnë
“Deri tani, ne kemi parë pacientë të pa vaksinuar që refuzojnë intubimin,por tani ne kemi grupe që refuzojnë transfuzionet.”
Mjekja la të kuptohej se bëhej fjalë për një rrjet të organizuar të njerëzve që refuzojnë vaksinimit, të cilët përfshin edhe mjekë apo mësues.
“Nëse dikush hyn në operacion ose dëshiron një transfuzion dhe i përket grupit që janë vaksinimit, ata kërkojnë të mos marrin gjak nga një person i vaksinuar. Kjo, natyrisht, nuk ka bazë shkencore, “tha ajo.
Ndërkohë, skandali me certifikatat e rreme të vaksinimit i ka shkaktuar qeverisë greke probleme të reja.
Javën e kaluar u zbulua se një qytet i vogël me 6,000 banorë në Greqinë veriore kishte administruar 40,000 doza vaksine. Pas këtij rasti, disa incidente të certifikatave të rreme janë raportuar në të gjithë Greqinë.
Qeveria ka vendosur të vendosë gjoba prej 5,000 eurosh për ata që përfshihen në dhënien e certifikatave të rreme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje