Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Në një postim në rrjete sociale, ai e konsideron vendimin e kryedemokratit Basha si të jashtëligjshëm duke thënë se në 30 vite ekzistencë, asnjë kryetar nuk ka pasur kompetencë që të përjashtojë askënd.
Sipas tij, një kompetencë e tillë nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë më.
“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër” – shkruan Strazimiri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje