Futboll

Humbje e ngushtë ndaj Juventusit, Vllaznia mbyll aventurën në Champions

Vllaznia në futboll për fremra ka mbyllur sot aventurën e saj në Ligën e Kampionëve. Skuadra shkodrane është eliminuar nga një emër i madh, si Juventusi, por duhet theksuar se ka bërë një paraqitje dinjitoze, duke dalë me kokën lart nga kompeticioni më i rëndësishëm në rang klubesh.

Në ndeshjen e kthimit të luajtur sot në Torino, Vllaznia është mundur me rezultatin e ngushtë, 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Staskova në pjesën e parë. Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” kishte përfunduar po me fitoren e Juventusit, me rezultatin 0-2.

Vllaznia ne nxemje para ndeshjes me Juventusin. Gazeta Si, 9 shtator 2021

Në turin e parë vajzat e Vllaznisë eliminuan me penallti Ferencvaroshin, ndërsa përballë Juventusit e kishin të pamundur të kualifikoheshin. Shkodranet e nisën ndeshjen me këtë formacion: Buhigas, Ramadani, Gjini, Maliqi, Franja, Curraj, Halilaj, Berisha, Doçi, Levenaj, Krasniqi. Trajneri Leka bëri vetëm dy ndërrime, duke hedhur në fushë Lufon dhe Zarkan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë