Politike

Reagon Basha: Armiku i vetëm është Edi Rama

Lulzim Basha mblodhi deputetët për pak minuta para fillimit të sesionit të ri parlamentar.

Ai nuk bëri asnjë koment kur iu hakërryen nja tre burra jashtë portës së PD-së për vendimin që mori ndaj Berishës me natë. 

Ai nuk foli as kur doli nga Kuvendi. U shoqërua nga Gazmend Bardhi dhe deputetët e tjerë për tu futur sërish në seli.

Megjithatë, rrugës, i ngacmuar disa herë nga media, Basha u shpreh pa u ndalur se, “armiku i vetëm është Edi Rama”, duke i kthyer kështu një përgjigje indirekte edhe Sali Berishës sipas të cilit vendimi për ta lënë jashtë grupit është pasojë e një “pazari të fëlliqur Basha-Rama”

Një ditë më parë, Lulzim Basha përmes një videomesazhi nga zyra e tij e punës njoftoi largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa ndaj këtij të fundit të përfundonte çështja gjyqësore e nisur nga vetë Berisha për shpalljen “non grata” nga DASH.

Berisha u njoftua nga Basha përmes një telefonatë vetëm 30 minuta para së të bënte publik vendimin, ndërsa nuk përtoi të dilte nëpër media të enjten në mbrëmje për të njoftuar se vendimi i kryetarit të partisë ishte nul dhe se ai do të ndërmerrte të gjitha nismat ligjore për “t’i kthyer sovranitetin PD”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë