Ndërsa PD po duket me kaotike së kurrë, kryeministri Edi Rama në anën tjetër ka “rehatuar” gjithë socialistët nëpër detyra sa partiake aq edhe parlamentare.
Kështu, ata që mbeten jashtë kryesisë së PS-së, pas votimit nga Asambleja parlamentare, Rama i ka propozuar për drejtues komisionesh parlamentare duke filluar nga Ermonela Felaj.
Kjo e fundit nuk mori votat i mjaftueshme për anëtare e kryesisë së PS-së, por Rama e propozoi në detyrën e zv-kryetares së Kuvendit në krah të Lindita Nikollës.
Eduard Shalsi gjithashtu nuk u fut në kryesinë e re, Rama e propozoi të drejtojë komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, duke ia “hequr” këtë kompetencë që prej vitesh e mbante Erion Braçe para detyrës së përfunduar tashmë si zv-kryeministër.
Tek Komisioni i Sigurisë, Rama ka “shpërblyer” Nasip Naçon që iu largua LSI-së zgjedhjet e fundit për t’i dhënë një mandat shtesë PS-së në qarkun e Beratit.
Në krye të Komisionit të Ligjeve, Rama ka propozuar një tjetër deputete që nuk u votua për anëtare e kryesisë së PS-së, Klotilda Bushka.
Nga lista e atyre që nuk u futën në kryesinë e re, Rama la sërish jashtë Fatmir Xhafën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje