Politike

PS do të “injorojë” Berishën në Kuvend, Spiropali: Nuk do biem në kurthin e axhendave personale

Sali Berisha premtoi se do të bëjë betejë në Kuvend, si kurrë më parë, duke adresuar dy emra; Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Por Partia Socialiste nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë.

Të paktën kështu paralajmëron ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fillim të sesionit të ri parlamentar.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë.

Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.

Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale.

Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.

Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente”, shkruan Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë