Futboll

Mourinjo arrin 1000 ndeshje në stol të dielën: Shumë, por s’kam ndryshuar fare

Ndeshja e së dielës mes Romës dhe Sasuolos do të jetë e veçantë për Zhoze Mourinjon. Trajneri i njohur do të arrijë kuotën e 1000 ndeshjeve si profesionist dhe agjencia portugeze e lajmeve, “Lusa”, e ka intervistuar në prag të ndeshjes së rekordit.

“Objektivi është gjithmonë të fitoj ndeshjen e radhës, por sidoqoftë nuk kam menduar kurrë për të arritur këtë objektiv. Nuk i kam numëruar kurrë ndeshjet, apo të shqetësohem për këtë gjë. Kur më thanë se më duheshin edhe 8-9 ndeshje, atëherë e kuptova dhe nisa të bëj llogaritë”, – është shprehur Mourinjo, i cili ka drejtuar Porton, Çelsin, Real Madridin, Interin, Mançester Junajtid, Totenhemin dhe tashmë Romën.

Numrat, në fakt, janë impresionues. “Nëntëdhjetëmijë minuta, plus shtesat, janë shumë, por nuk kam ndryshuar në esencën time apo si trajner. Gjithçka që ndodh më duket si një “déjá vu”, duket se më ka ndodhur më parë dhe asgjë nuk më surprizon. Në fund të fundit, kjo është vlera e eksperiencës, një kapital që shumë tentojnë ta zhvlerësojnë, por që si në futboll, ashtu edhe në jetë, ka një vlerë të madhe”, – ka shtuar Mourinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë