Në Serbi ka nisur sot ndërtimi i fabrikës së parë në Europë, ku do të prodhohet vaksina kineze anti-Covid-19 Sinopharm.
Nga muaji prill fabrika është planifikuar të prodhojë 30 milionë doza vaksinash çdo vit, dhe pritet të furnizojë Serbinë, disa vende të rajonit dhe Europës.
Guri i themelit për ndërtimin e fabrikës e re u vendos nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në prani të ambasadorit kinez në Beograd.
Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, së bashku me partnerët nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të zgjidhë disa probleme globale.
Gjatë ceremonisë ambasadori kinez tha se bashkëpunimi për vaksinën është i favorshëm për reagimin e përbashkët ndaj pandemisë COVID-19, si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.
Në qershor, me asistencën e ekspertëve rusë Serbia filloi të prodhojë edhe vaksinën ruse Sputnik V.
Vaksinat kineze, përfshirë Sinopharm dhe Sinovac, janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim urgjent
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje