Politike

Parlamenti i ri, Soreca: Bashkëpunimi, kyç për pranimin në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e 10 të tij. Soreca shprehet se roli i Parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian.

Ai thekson se BE pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit të çojnë përpara integrimin, duke e cilësuar atë një përparësi gjithëpërfshirëse për të gjithë.

“Urime deputetëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re, Lindita Nikolla. Roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE. Presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithpërfshirëse për të gjithë”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë