Presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e Edi Ramës për kryeministër pas kërkesës zyrtare që PS depozitoi në Presidencë.
Një ditë më parë, të premten, në Kuvend u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas votimit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për bashkëpunim dhe përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën se nuk duhet të bëjë asnjë ditë bojkot.

Edhe kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias se sa normale ishte t’i dorëzohej kërkesa për dekretimin e qeverisë së re një titullari të cilin mazhoranca e kishte shkarkuar.
Por kryeministri nënvizoi ndër radhë se Meta vijon të mbajë funksionet e Presidentit sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk e ka dhënë ende vendimin.
Presidenti Meta kishte 10 ditë kohë nga mbledhja e Kuvendit që të dekretonte propozimin e PS për Ramën kryeministër.
Me këtë dekret ai i hapi rrugën prezantimit të programit të ri qeverisës bashkë me kabinetin e ri qeveritar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje