Futboll

Video/ Spektakël që në debutim, Ronaldo rikthehet me dopietë në “Old Trafford”

Dopietë, kryesim i Premier Ligës, festë në stadium, madje edhe me diell. A duhet gjë tjetër për të përshkruar debutimin e Kristiano Ronaldos me fanellën e Mançester Junajtid? Ishte festa perfekte, në të cilën mori pjesë me kënaqësi populli i “Old Trafford”, duke pritur me mirënjohje kampionin portugez. Dhe në këtë valë të gjatë entuziazmi ka ardhur edhe fitorja 4-1 e Mançester Junajtid ndaj Njukasëllit.

Përveç Ronaldos, shënuan edhe Bruno Fernandes dhe Lingard, ndërsa për miqtë barazoi përkohësisht Mankuilo. CR7 e nisi ndeshje titullar, në majë të sulmit. Dy tentativa që në 10 minutat e para dhe një bashkëpunim shumë i mirë i tij me Bruno Fernandes.

Portugezi realizoi golin e parë në fundin e pjesës së parë. Ai shënoi me portën bosh, pas një grushtimi të dobët të portierit kundërshtar, dhe më pas festoi me mënyrën e tij, pasi mori edhe “ok”-in e arbitrit anësor. Goli i Mankuilo i dha një dridhje të lehtë Mançesterit, por për golin e dytë mendoi sërish Ronaldo, që realizoi me të majtën, pas një pasimi të Shou.

Në fund “Djajtë” shënuan edhe 2 gola të tjerë të mrekullueshëm me dyshen Fernandes-Lingard, por që dolën në plan të dytë nga spektakli i Kristianos, i cili është ngjitur në kuotën e 120 golave me Mançester Junajitd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë