Futboll

Video/ Juventusi në errësirë totale, gafat e Sheznit dhe Kean i japin fitoren Napolit

Juventusi ka dalë i mundur 2-1 nga stadiumi “Maradona”, ku kaloi i pari në avantazh me Moratën dhe në pjesën e dytë shkatërroi vetë gjithçka, duke i dhënë Napolit mundësinë të marrë 3 pikët. Politano shfrytëzoi një gabim të portierit Shezni, kurse Kulibali një gafë të Kean ne fund të ndeshjes. Spaleti bëhet kështu trajneri i dytë, pas Benitezit, që fiton tri ndeshjet e par ate Napoli.

Juventusit i ndodh për herë të dytë në 52 sezonet e fundit që në tri javët e para nuk arrin asnjë fitore. I kishte ndodhur në sezonin 2015-16 dhe sërish në stol ishte Alegri, por ai sezon u mbyll me titulin kampion dhe me Kupën e Italisë. Trajnerit të Juventusit iu desh të modifikonte formacionin, pasi nuk kishte të gatshëm 5 amerikano-jugorët, plus Kiezën, Artur dhe Kaio Jorge të dëmtuar.

Minutat e para të ndeshjes ishin për Napolin, me Politanon pranë golit, por situata ndryshoi pas 10 minutash. Manolas tregohet i ngadaltë dhe Morata i rrëmben topin, del përpara Ospinës dhe e mposht me një të djathtë të ftohtë. Juventusi fiton besim dhe më pas kontrollon lojën me perasonalit, por krijon vetëm një rast me Kulusevskin, që merr një “asist” nga Insinje. Ospina mban të tijtë në lojë, duke shmangur rrezikun.

Në pjesën e dytë ndeshja merr një tjetër rrjedhë. Shezni bën një tjetër gafë dhe Politano përfiton për të barazuar, duke dërguar në rrjetë topin e humbur nga portieri bardhezi. Juventusi vuan më pas dhe Alegi bën disa ndërrime. Loja ka intensitet dhe Napoli provon të shënojë, por nuk ka shënjestrën e duhur. Ndërrimi fatal te Juventusi është ai i Kean për Moratën. Pas 3 minutash në fushë Kean, në mënyrë të pashpjegueshme, gjuan me kokë drejt portës së tij, pas një goditjeje këndi të Napolit. Shezni devijon topin, por Kulibali e çon në rrjetë. Një natë magjike për Napolin dhe errësirë totale për Juventusin, që tani është 8 pikë larg kreut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë