Bota

Greqia ul taksat, Mitsotaqis: Do të subvencionojmë me 600 euro në muaj të rinjtë që punojnë


Kryeministri grek Qiriako Mitsotaqis ka prezantuar të dielën planin më ambicioz të qeverisë së tij, për uljen e taksave për të gjithë qytetarët dhe mbështetjen ekonomike për të rinjtë dhe klasën e mesme.

Duke folur nga një konferencë në Selanik, kreu i qeverisë së vendit fqinj ka njoftuar se paketa e re ekonomike do të ndahet për një pjesë shumë të madhe të popullsisë, dhe arrin në 3.5 miliardë euro.

Ai njoftoi se tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme. Mitsotaqis ka prezantuar edhe një plan kombëtar për të rinjtë të cilët ishin më të prekurit nga pandemia dhe kriza ekonomike që pasoi pas saj.
“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën 29 vjeç qe nuk kane punuar asnjëherë, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pagës që do marrin”, tha ai.

Po ashtu, Mitsotaqis njoftoi se planifikonte të merrte një sërë masash në favor të punësimit, por edhe nga reformat në fushën e Shëndetësisë.

Përmendje e veçantë duhet t’i bëhet gjithashtu masave për të adresuar saktësinë, përfshirë krijimin e
Mitsotaqis njoftoi se Greqia do të vendosë një normë të ulët të TVSH -së për kafetë, transportin, palestrat, turizmin dhe energjinë.

Po ashtu, Greqia do të ulë 30% e tatimin mbi të ardhurat për individët që shpenzojnë deri në 5.000 euro në sektorë të veçantë si shërbimet shtëpiake, palestrat, taksitë, apo shërbimet juridike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë