Futboll

Futbolli si një e mirë e njerëzimit, Platini propozon mbrojtjen nga UNESKO

Futbolli duhet mbrojtur si një e mirë e njerëzimit, siç shumë vende të ndryshme në botë mbrohen nga UNESKO. Pra, duhet të jetë si një trashëgimi universale e UNESKO-s. Kjo është ideja e Mishel Platini, i cili e ka bërë publike këtë gjë, pasi ka takuar edhe drejtoreshën e përgjithshme, Audrey Azouley. Ish-presidenti i UEFA-s ka në plan të bëjë edhe një seri udhëtimesh për të promovuar iniciativën në një kohë kur ka përplasje për Super Ligën.

“Ideja, – ka shpjeguar Platini gjatë një interviste radiofonike, – është për të mbrojtur shpirtin e futbollit dhe kjo duhet bërë në një mënyrë që të mbetet një lojë dhe që loja të qëndrojë mbi gjithçka”. Pjesa tjetër do të ishte ajo që rrjedh nga një sport drejt biznesit më të shfrenuar, miliardave në kërkim të lavdisë dhe pagesa lojtarësh stratosferike.

Mishel Platini, ish-president i UEFA-s. Gazeta Si, 13 shtator 2021

Futbolli, në fakt, sipas Platini, sot është më shumë se në të kaluarën “një shou i madh, një biznes i fuqishëm, një cirk i madh”. Një situatë e paevitueshme: “Nuk mund të bëhet asgjë, edhe pse ka përpjekje për ta mbrojtur, sistemi ekzistues është shumë më i fuqishëm”. Për francezin, futbolli nuk duhet të humbë principin e tij thelbësor: “Në fund të fundit, në çdo shesh shkolle, mjaftojnë dy porta të improvizuara dhe një top për t’i dhënë jetë futbollit”.

Nga kjo është marrë spuntoja për ta bërë sportin më popullor në botë pjesë të UNESKO-s, për të mirën e njerëzimit. “Futbolli është një flakë, një lojë, një pasion dhe kështu duhet të njihet nga UNESKO”, – ka theksuar Platini. Ai ka planifikuar disa udhëtime për të bërë gati një kandidaturë, që nëse pranohet, do t’u lejonte vendeve iniciatorë të bëhen garant.

Futbolli mund të jetë edhe mbi vetë FIFA-n: “Nuk janë institucionet futbollistike që duhet të bëjnë pjesë në trashëgiminë e UNESKO-s, por shpirti i futbollit. Dhe është e rëndësishme të jenë futbollistët që duhet të marrin iniciativën, që Azouley duket se e ka vlerësuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë